Bardhi me Levanten e tij shkarkojnë Montellën nga posti i trajnerit te Sevilja

Vinçenco Montella edhe zyrtarisht më nuk është trajner i Seviljës. Vendimi është marrë sot, pas humbjes 2:1 në transfertën ndaj Levantes, që ishte në vijim të asaj finaleje për t’u harruar ndaj Barcelonës.

Trajneri italian mori drejtimin e “andaluzianëve” në muajin dhjetor, rreth një muaj pasi ishte shkarkuar nga Milani, por nuk arriti të ketë jetëgjatësi as në Spanjë.

Montella koleksionoi një sërë rezultatesh negative, mes të cilave veçohen edhe disa humbje me rezultate shumë të thella. Ndër të paktat gjëra pozitive të eksperiencës andaluziane të Montellës, janë eliminimi i Mançester Junajtedit nga çerekfinalet e Ligës së Kampionëve Europian dhe i Atletiko Madridit nga gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

Aktualisht Sevilja garon për një vend në Liga Europa, por humbja e mbrëmshme përballë Levantes së Enis Bbardhit që luajti si titullarë dhe ishte ndër më të mirët për gjatë 90-të minutave lojë, ka komplikuar seriozisht këtë objektiv të klubit spanjoll.

Leave a Reply