Osijeku pa Ejupin dhe Grezdën dorëzohet para Lirim Kastratit

Muzafer Ejupi dhe Eros Grezda vazhdojnë të jenë spektator pas dëmtimeve që kanë pësuar, ndërsa në mungesë të tyre Osijeku po vazhdon të humbasë shansin për të siguruar një vend në Europë nëpërmjet kampionatit, pasi tashmë është 9 pikë larg Hajdukut të Splitit që mban vendin e tretë në renditje.

Osijeku sot në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kroat u mund nga Lokomotiva e Zagrebit me rezultatin 0:1, ku protagonist kryesor doli të jetë futbollisti i talentuar shqiptarë, Lirim Kastrati.

Futbollisti shqiptar shihet si një nga talentëet më premtues të klubit të tij dhe që në sezonin e ardhshëm mund të kalojë te Dinamo Zagreb e cila përdor Lokomotivën si ekip zinxhir.

Aktualisht Kastrati është pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës, por shpesh është folur se mund ti bashkohet Kombëtares shqiptare, teksa së fundmi përmendet që edhe Kroacia e dëshiron këtë super talentë, për të cilin ishte ky goli i tretë i shënuar në 10 ndeshje kampionale.

Pas kësaj fitore Lokomotiva mban pozitën e 6-të me 39 pikë, teksa Osijeku mbetet në pozitën e katërt me 52 pikë.

Leave a Reply