Artan Ziberi nëser në Tetovë prezanton dokumentarin për “Ballistët” – 25 vite Besnikëri  (VIDEO)

Të mërkurën, në pallatin e kulturës në Tetovë me fillim në ora 20:00 do të shfaqet premiera e dokumentarit për “Ballistët” – 25 Vite Besnikëri, autor i të cilit është gazetari sportiv i TVM2, Artan Ziberi, njofton “infOSport.mk”.

Ai në një prononcim për portalin tonë shpalosi disa gjëra nga dokumentari në fjalë, i cili do të zgjasë për rreth 25 minuta, ndërsa nuk nguron të falënderojë gjithë ata që kontribuan në realizimin e tij.

PREMIERA E DOKUMENTARIT PËR BALLISTËT – "25 VITE BESNIKËRI"DATA: 09 MAJ 2018ORA – 20:00VENDI: PALLATI I KULTURËS, TETOVË

Публикувахте от Artan Ziberi в 30 април 2018 г.

“Në këtë dokumentarë kemi përfshirë 25 vjetorin e themelimit të grupit të “Ballistëve”. Vërtetë ishte kënaqësi të punoja një dokumentarë të këtillë, pjesë e së cilës janë personat më të rëndësishëm të Shkëndijës, përfshirë këtu nga grupi i tifozëve, pronarin Lazim Destani, trajnerin Qatip Osmani si dhe kapitenin Ferhan Hasani” – u shpreh Artan Ziberi enkas për “infOSport.mk”.

Ai tha se në këtë dokumentarë ka punuar plotë 3 muaj, ndërsa e gjithë puna dhe kontributi i tij do të shpaloset nesër mbrëma në pallatin e Kulturës në Tetovë.

Leave a Reply