Atl.Madridi kërkon trofeun e tretë të Liga Europa në 9 vitet e fundit!

Atletiko Madridi pa dyshim se është një ndër skuadrat me më shumë eksperiencë në Kupat e Evropës në dekadën e fundit.

Dy finale të humbura në Ligën e Kampionëve me Realin në pesë vitet e fundit tregojnë vërtet shumë në këtë aspekt, madje, si për të konfirmuar diferencat, klubi madrilen kërkon trofeun e tretë në Liga Europa në harkun e 9-të viteve të fundit, pas suksesit të vitit 2010 në Hamburg, kur “jorganxhinjtë” që asaj kohe drejtoheshin nga Kike Sançez Flores falë një goli të realizuar 4 minuta para ekzekutimit të 11-metërshave nga sulmuesi i famshëm uruguajan Diego Forlan, mundën 2:1 Fulhamin e trajnerit Roj Hoxhson, ndërsa në finalen e vitit 2012-të, Atletiko  shkatërroi në finalen e Bukureshtit Atletik Bilbaon, duke e mundur me rezultatin 3:0 falë një 2-golëshi të Radamel Falkaos, për më tepër me trajnerin e njëjtë, Diego Simeone në timon.

Leave a Reply