Donaruma te Reali, ja çfarë thonë informacionet e fundit nga Spanja

Portieri i talentuar i Milanit, Xhanluixhi Donaruma këtë verë mund të bëjë një lëvizje të bujshme. Emri i tij lidhej ngushtë edhe vitin e kaluar me një largim të mundshëm nga ekipi milanez, mirëpo në fund doli të vazhdojë kontratën me “kuqezinjtë”, të cilët do ta kenë të vështirë edhe këtë verë për t’ju rezistuar ofertave të klubeve të mëdha europiane që janë të interesuara për shërbimet e portierit italian.

Informacionet e fundit nga Spanja thonë se Real Madridi ka ringjallur interesimin për transferimin e tij, edhe pse së fundmi Donaruma ishte përmendur si objektiv i Paris Sen Zhermenit.

Real Madridi ka një kohë të gjatë që po interesohet të sjellë një portier të ri në rradhët e veta, ku përveç Donarumas përmendet edhe emri i De Gea-s së Mançester Junajtedit dhe ai i Atletik Bilbaos, Kepa.

Leave a Reply