Ja sa para u pagua arbitri i ndeshjes finale të LK

Arbitri serb Milorad Maziç ishte arbitri kryesor i takimit të mbrëmshëm final të Ligës së Kampionëve midis Realit të Madridit dhe Liverpullit.

Por a e dini sa para ka fituar Maziç për 90 minuta punë në Kiev?

Maziç ka fituar plotë 4500 euro, teksa asistentët e tij nga 2000 euro.

Një shumë kjo e konsiderushme, për më të tepër për një arbitër që vjen nga Ballkani, e ku të ardhurat nga ky profesion nuk janë edhe aq të larta.

Ndryshe fitores në takimin e mbrëmshëm iu gëzua Reali i Madridit, që në fund shënoi fitore me rezultatin 3:1. Ishte ky titulli i tretë rradhazi për ekipin “madrilen” në Ligën e Kampionëve, dhe gjithsej i 13-ti në historikun e Kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Leave a Reply