Ronaldo hedh bombën: “Ishte kënaqësi që isha pjesë e Real Madrid”

Kristiano Ronaldo po bën gati valixhet për t’u larguar nga Real Madridi, ndërsa një gjë të tillë nuk ka ngurruar ta bëjë të ditur vetëm pak çaste pasi fitoi Ligën e Kampionëve të shtunën në mbrëmje. Skuadra “madrilene” mundi Liverpullin me rezultatin 3:1, me dy gola të Bejll dhe një tjetri të Karim Benzemas, teksa golin e nderit për skuadrën angleze e shënoi Sadio Mane.

“Ishte kënaqësi që isha pjesë e Real Madrid. Në ditët e ardhshme do t’u përgjigjem të gjithë mbështetësve të cilët kanë qëndruar përkrah meje gjatë kësaj kohe”, tha ai për BeIN Sports pak çaste pas vërshëllimës përfundimtare.

“Tani për tani duhet të gëzojmë se kemi shkruar historinë”, ishin fjalët e portugezit që duken tashmë si të një lamtumire nga madrilenët, ku fitoi 4 Liga Kampionesh në 5 vitet e fundit.

Leave a Reply