E kryer, Bufon i thotë “PO” PSZH-së

Xhanluixhi Bufon i ka thënë “po” ofertës së Paris Sen Zhermenit, me të cilën skuadër pritet të firmos kontratë dy vjeçare, me një pagë prej 8 milionë euro pagë në çdo sezon.

​​“Martesa” nuk është bërë ende publike sepse klubi francez po pret një përgjigje nga UEFA, ashtu si gardiani italian.

Pikërisht përgjigja që do të marrë PSZH-ja në lidhje me “fair play financiar” është çelësi për të ardhmen e Bufon. Por gjithashtu edhe dënimi që mund të marrë Bufon për deklaratat dhe sjelljen e tij karshi gjyqtarit Oliver në ndeshjen çerekfinale Real-Juventus.

Nëse as PSZH nuk dënohet rëndë dhe as Bufon nuk merr një dënim shembullor, atëherë ish-portieri i Juventus do të vazhdojë karrierën në Paris, përndryshe duhen menduar skenarë të rinj.

Numërimi mbrapsht ka nisur për etapën e fundit të karrierës së një portieri legjendar, gjithmonë nëse qeveria e futbollit europian.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply