E bujshme, Ferhan Hasani në negociata me gjigandët turq të Galatasarajit (FOTO)

Ferhan Hasani me shumë gjasa sezonin e ri nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës. Kapiteni i kampionëve në fuqi të vendit siç informoi “infOSport.mk” mbrëmë ndodhet në Turqi, ndërsa informacionet që vijnë nga atje thonë se “BUBA” është në negociata me kampionët në fuqi të Galatasarajit.

Bashkë me Hasanin ndodhet edhe Nebi Mustafi, mirëpo nuk dihet nëse në rolin e ndërmjetësuesit, apo shoqëruesit, ndërsa me shumë gjasa këtyre ditëve do të mësohet edhe epilogu përfundimtarë, nëse Hasani do punoj nën urdhërat e një ndër trajnerëve më me emër në Turqi, por edhe më gjërë, Fatih Terim.

Ferhan Hasani rikujtojmë te Shkëndija erdhi në vitin 2015-të nga rradhët e skuadrës daneze të Brondbit, ndërsa brenda periudhës 3-vjeçare te Shkëndija, Hasani u shndërrua në një simbol, duke qenë një ndër futbollistët më të dalluar, ndërsa eksperienca e tij ndërkombëtare erdhi në shprehje që në fillim, kur Shkëndija me Hasanin që në sezonin e tij të parë me fanellën “kuqezi” triumfoi në kuadër të Kupës së Maqedonisë, kur në finalen e madhe mundën Rabotniçkin me rezultatin 2:0, për të ardhur këtë vit edhe titulli kampion.

Leave a Reply