Shqipëria e Panuçit për turp! (VIDEO)

3:0 disfatë nga Kosova, ndërsa po i njëjti rezultat po ndodh sot edhe ndaj Ukrainës, edhe atë vetëm pas 45 minutave të para. Pas gjithë kësaj parashtrohet pyetja çfarë po ndodh me Shqipërinë e Kristian Panuçit, i cili tha se nuk do të përsëritet një lojë e tillë si ajo e para disa ditëve ndaj Kosovës. Por ja që po ndodh, edhe atë ndoshta edhe më keq, pasi 3 gola kombëtarja “kuq e zi” po pranon vetëm pas një pjese lojë, transmeton “infOSport.mk”.

Tifozat "Kuq e Zi"

Tifozat "Kuq e Zi" po krijojne nje super atmosfere ne Evian ne ndeshjen miqesore Shqiperi – Ukraine

Публикувахте от infosport.mk в 3 юни 2018 г.

Vërtetë mëkat, sidomos për gjithë ata tifozë “kuq e zi”, të cilët në një numër të konsiderueshëm po përcjellin skuadrën edhe në këtë miqësore që në këto momente po zhvillohet në Evian të Francës.

Ukraina avanson ndaj Shqipërisë

Ukraina avanson ndaj Shqipërisë në miqësoren që po zhvillohet në EvianSHQIPËRI – UKRAINË 0:1(Konopljanka 31')

Публикувахте от infosport.mk в 3 юни 2018 г.

Të besuarit e Panuçit i bënë ballë Ukrainës vetëm gjysmë ore, pasi Konpljanka në minutën e 31-të shënoi golin e parë në rrjetën e Etrit Berishës.

Ukraina dyfishon rezultatin ndaj Shqipërisë

Ukraina dyfishon rezultatin ndaj ShqipërisëSHQIPËRI – UKRAINË 0:2(A. Jarmolenko 35')

Публикувахте от infosport.mk в 3 юни 2018 г.

Nuk vonoi shumë dhe vetëm 4 minuta më pas Andrej Jarmolenko edhe për herë të dytë shënoi në rrjetën e Shqipërisë, teksa i njëjti futbollistë në minutën e parë shtesë të takimit shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Ukrainën, që si duket në këto momente duket shumë e fuqishme për një Shqipëri të deziorentuar, që nuk ngjanë aspak me atë të Xhiani De Biazit.

MBYLLET PJESA E PARË, SHQIPËRI – UKRAINË 0:3

MBYLLET PJESA E PARË, SHQIPËRI – UKRAINË 0:3SHQIPËRI – UKRAINË 0:3(A. Jarmolenko 45+')

Публикувахте от infosport.mk в 3 юни 2018 г.

Leave a Reply