Taulant Seferi në festë: “Kumanova është Shqipëri” (FOTO)

Taulant Seferi edhe pse nuk shënoi në takimin e sotshëm miqësor ndaj Bjellorusisë, ai megjithatë ishte ndër më të dalluarit në fushën e lojës në “Elbasan Arena”, ku në fund Shqipëria shënoi fitore me rezultatin 3:2, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti me origjinë nga Kumanova ishte i pandalshëm në krahun e djathtë, duke krijuar shpesh rrezikshmëri për mbrojtjen kundërshtare, duke treguar në këtë mënyrë se po kthehet në formën më të mirë.

Pas përfundimit të ndeshjes talenti nga Kumanova ka festuar në mënyrën e vetë, me një mesazh special në dhomat e xhveshjs në “Elbasan Arena”.

Ai ka hedhur një foto të tijën me një mesazh mëse domethënës për vendlindjen e tij, Kumanovën.

“KUMANOVA është SHQIPËRI. Shumë krenar me fanellën e Kombëtares, gjithashtu i lumtur me asistimin dhe fitoren e ekipit kundër Bjellorusisë”, shkruante Seferi.

Taulant Seferi,

Leave a Reply