Galatasaraj interesohet për Andre Silva

Skuadra turke e Galatasarajit ka shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit të Milanit, Andre Silva. Talenti 22-vjeçar në “San Siro” erdhi nga rradhët e Portos për një shumë prej 38 milion euro, mirëpo në sezonin e tij të parë nuk arriti që të bind drejtuesit e skuadrës milaneze.

Sulmuesi portugez me shumë gjasa do të largohet këtë verë nga Milani, ndërsa deri më tani mendohej se Monako do të ishte destinacioni i tij i rradhës, teksa interes për shërbimet e tij kishin shfaqur gjithashtu edhe Hadersfilldi dhe Vulverhemptoni.

Tashmë edhe gjigandët turq të Galatasarajit janë të gatshëm për të marrë sulmuesin e talentuar portugez.

Informacionet që vijnë nga Turqia pohojnë se drejtuesit e Galatas kanë bërë edhe kontaktet e para me drejtuesit e Milanit, megjithatë gjasat që ai të transferohet në Stamboll janë shumë të vogla, pasi pritet që Milani ta shfrytëzojë atë si pjesë e transferimit të Radamel Falkaos nga Monako.

Leave a Reply