Bajrami zbulon formacionin, Alvarez startues kundër Pelisterit

Pak para fillimit të takimit të vlefshëm të javës së katërt midis FC Shkupit dhe Pelisterit, trajneri i “pëllumbave” nga Çairi, Muharem Bajrami, ka zbuluar emrat e 11 titullarëve, që do të bartin barën më të madhe në ndeshjen e sotme, ku sërish ekipi “bardhekaltër” do të kërkojë fitoren, njofton “infOSport.mk”.

Në përgjithësi janë futbollistë të njëjtë, ndërsa bie në sy inkuadrimi në 11-shen e parë të Fredi Alvarez. Sulmuesi kostarikan gjithnjë është inkuadruar si rezervë, mirëpo shpejtësia e tij, lëvizjet në fushë, bënë që ai sot të marrë besimin e trajnerit Bajrami, i cili në portë sërish ka ndalur Naumovskin, ndërsa në krahun e djathtë të mbrojtjes ka rikthyer Ardit Iljazin.

Në qendër të mbrojtjes sërish do të luajnë Neto dhe Krivanjeva, derisa Glishiç në krahun e majtë të mbrojtjes.

Në mesfushë përveç Alvarez do të jenë edhe Bilali, Iseni dhe Gudiabi, ndërkohë sulmi do të udhëhiqet nga Darboa, autor i 5 golave në 3 xhirot e para dhe Ilir Ademi, që dallohet me dy asistime.

#LineUp #shkupivspelister #ForcaShkupi #DashuriEvertet⚽ FC Shkupi vs FK Pelister

Публикувахте от FC Shkupi в Неделя, 30 август 2020 г.

Leave a Reply