Pelisteri me dy mungesa vjen në Çair

Sot me fillim në ora 16:30 në stadiumin e Çairit, vendasit e FC Shkupit do të mirëpresin ekipin e Pelisterit, njofton “infOSport.mk”.

Te skuadra e FC Shkupit nuk ka mungesa për këtë ndeshje, mirëpo tek futbollistët “bardhekaltër” ndjehet një lodhje, kjo për shkak udhëtimit që kishin drejt Azerbejxhanit dhe anasjelltas për ndeshjen eliminatore të raundit të parë kundër Neftçit.

Në anën tjetër te Pelisteri trajneri Zoran Shterjovski, një ish futbollistë i  FC Shkupit (ish Slloga Jugomagnatit), nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Valentin Koçoskit dhe sulmuesit serb, Anes Hot.

Ndeshja midis FC Shkupit dhe Pelisterit starton në ora 16:30, ndërsa e njëjta do të drejtohet nga arbitri Aleksandar Stavrev.

Leave a Reply