Pelisteri me Fazliun dhe Manevskin do sulmojë në Çair

Zoran Shterjovski ka vendosur me cilët futbollistë do i kundërvihet FC Shkupit sot në takimin e javës së katërt në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.

Strategu i skuadrës nga Manastiri do të luaj me skemën 4-2-3-1, me Manevskin si sulmuesin më të avansuar, i cili nga mbrapa do të ketë ndihmën e Fazliut, Boshkovskit dhe Tanushevit.

Në mesfushë do të manovrojnë Nikollovski dhe Spirkoski, ndërkohë katërshja para portierit Taleski përbëhet nga  Ilievski dhe Borha, që do të veprojnë në krahë dhe Dragarski – Ilieski, që do të luajnë në qendër të mbrojtjes.

Публикувахте от ФК.Пелистер Битола в Неделя, 30 август 2020 г.

Leave a Reply