Përfaqësues të Fenerbahçes, Partizanit dhe ish ylli i Milanit do të marrin pjesë në varrimin e Vokrrit

Përfaqësues të skuadrave të Fenerbahçes dhe Partizanit kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në varrimin e ish presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Numri një i deritanishëm i futbollit të Kosovës kishte qenë pjesë e këtyre dy skuadrave gjatë karrierës së tij të bujshme, ndërsa siç mëson “gazetaolle” ish ylli i Milanit dhe Kroacisë, Zvonimir Boban, do të vije nesër në varrim.

Boban momentalisht është zëvendës sekretar i FIFA-s, ndërsa gjatë kohës kur Kosova priste debutimin në ndeshje ndërkombëtare, Boban ishte përgjegjës për dhënien e lejes për futbollistët kosovarë, duke dhënë kontribut të çmuar në këtë drejtim.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply