ZYRTARE, Fernando Hiero trajner i ri  i Spasnjës

Federata spanjolle e futbollit pas shkarkimit të Julen Lopetegit ka reaguar shumë shpejtë, duke gjetur zëvendësuesin e tij. “Furinë e Kuqe” në Kampionatin Botëror të Rusisë do ta udhëheq ish kapiteni i Realit të Madridit, Fernando Hiero.

Ish mbrojtësi “madrilen” luante rolin e drejtorit sportiv te Kombëtarja e Spanjës, ndërsa tashmë do të luaj rolin e seleksionuist.

Ai nuk ka ndonjë CV impresionuese si trajner, ku nga viti 2014 deri në vitin 2015 punonte si asistent te Reali i Madridit, ndërsa ne periudhën 2016- 2017 udhëhiqte skuadrën e Oviedos. Hiero me shumë gjasa do të jetë një zgjidhje e përkohshme për ndeshjet e Botërorit, mirëpo në rast rezultateve të mira, i njëjti mund të vazhdojë punën edhe pas përfundimit të këtij eventi të rëndësishëm futbollistik.

Leave a Reply