Gishti i mesëm i Robi Uiliams ishte një përshëndetje për Dele Ali

Gishti i mesëm, të cilin këngëtari britanik Robi Uiliams e tregoi drejt njërës prej kamerave që po kryenin transmetimin e drejtëpërdrejtë nga hapja solemne e KB “Rusi 2018”, ishte një përshëndetje për reprezentuesin anglez, Dele Ali.

Një interpretim të tillë në formë humori kishte bërë Kajll Uoker, i cili kishte thënë se gjesti i pop ikonës angleze ishte për bashkëlojtarin e tij, Dele Ali.

“U bë mirë që Robi i dërgoi këtë përshëndetje Dele Ali” kishte shkruar Uoker, i cili njihet si një njeri me humor, teksa këtij shkrimi i kishte bashkëngjitur edhe video materialin nga ngjarja në fjalë.

Leave a Reply