Japonia surprizon Kolumbinë (VIDEO)

Japonia ka bërë surprizën e rradhës në kuadër të Kampionatit Botëror në Rusi. Japonezët e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme Kupën e Botës “Rusia 2018”, duke mundur Kolumbinë, me rezultat 2:1, në ndeshjen e parë të grupit “H”. Kombëtarja e Japonisë me këtë fitore ka bërë një hap gjigant në garën për të kaluar grupin, duke marrë tri pikë të arta në duel me një ndër favoritët e grupit.

Shinxhi Kagava kaloi në epërsi Japoninë që në minutën e 6-të, teksa Huan Kuintero 6 minuta para fundit të pjesës së parë barazoi shifrat në 1:1.

Golin e fitores për japonezët në këtë përballje e realizoi Yuya Osako në minutën e 73-të. Vlen të ceket se Kolumbia nga minuta e 3-të luajti më një futbollistë më pak në fushë pas përjashtimit me të kuq të Sançez.

Leave a Reply