Osmani: Kundërshtarë i mirë, mirëpo që meriton respekt

Shkëndija sot ka mësuar emrin e skuadrës kundërshtare në turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve. Fati deshi që “kuqezinjtë” nga Tetova përballë të kenë skuadrën uellsiane të “The Neë Saints” – TNS, një kundërshtarë ky i kapshëm për kampionët në fuqi të vendit.

Edhe trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani ka vlerësuar pozitivisht shortin, mirëpo në të njejtë kohë kërkon kujdes dhe respekt për oponentin nga Uellsi. Shkëndija beson në kualifikim, mirëpo për të realizuar objektivin duhet seriozitet dhe qasje maksimale në të dyja takimet.

“Ekipi më i dëshiruar nga ekipet favorite që ishin pjesë e grupit tonë, por kur them më i dëshirueshëm, nuk them ekip i dobët, përkundrazi bëhet fjalë për një ekip, i cili në Europë ka të zhvilluar 50 ndeshje, në kampionatin e Uellsit është shpallur 12 herë kampion, kështu që bëhet fjalë për një ekip serioz, por megjithatë Shkëndija do të bëjë çmos për të kaluar këtë skuadër” – u shpreh Osmani për kanalin zyrtarë të Shkëndijës.

 

Leave a Reply