Futbollisti tetovar me sukses kaloi vizitat mjekësore te Lacio

Futbollit elitar italian i shtohet edhe një shqiptarë. Fjala është për futbollistin me origjinë nga Tetova, Riza Durmishi i cili gjatë ditës së sotme me sukses kaloi vizitat mjekësore te Lacio, aty ku do të gjejë edhe gardianin “kuqezi”, Thoma Strakosha.

Durmishi te Lacio vjen nga rradhët e Betisit, teksa më herët ishte pjesë e skuadrës së Brondbit nga Danimarka, aty edhe ku ka lindur.

Bëhet fjalë për një futbollist mjaft cilësor, i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes, aty ku do të duhet të luftojë për një vend titullari me Xhordan Lukakun, vëllain e Rromelo Lukakut të Mançester Junajtedit.

Shuma të cilën e ka paguar Lacio për shërbimet e Durimishit, kap shifrën e 6 milion eurove, ndërsa ende nuk është bërë e ditur koha për të cilën do të nënshkruajë me ekipin “lacial”.

Në Spanjë Durmishi me Betisin ka zhvilluar 24 kampionale dhe një në kuadër të Kupës së Mbretit, ku ka regjistruar edhe dy gola dhe tre asiste në La Liga.

Riza Durmishi gjithashtu mbron edhe ngjyrat e Kombëtares së Danimarkës, për të cilën deri më tani ka regjistruar 23 ndeshje.

Leave a Reply