Brazili mundi Kosta Rikën, Kutinjo premton një Brazil edhe më të frikshëm (VIDEO)

Brazili ka arritur fitoren e parë në kuadër të Botërorit “Rusi 2018”, pasi mundi Kosta Rikën me rezultatin 2:0 në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit “E”.

Fitorja e “seleçaos” nuk ishte e lehtë, pasi futbollistët e trajnerit Tite golat i shënuan në minutat shtesë të takimit.
Filipe Kutinjo realizoi golin e parë në minutën e 91-të, teksa Nejmar në minutën e 97-të realizoi golin e tij të 56-të me fanellën e kombëtares braziliane, duke tejkaluar  Romarion në listën e golashënuesve të përjetshëm të Brazilit.

Ylli i parë i Brazilit humbi shumë raste në këtë ndeshje, ndërsa gjatë pjesës së dytë tentoi të përfitojë edhe një penalti, e cila fillimisht u akordua, mirëpo më pas arbitri Bjorn Kjupers e anuloi të njëjtë pas konsultimeve që kishte me asistëntët e VAR.

Kutinjo i Barcelonës u zgjodh futbollisti i ndeshjes, ndërsa pas përfundimit të saj deklaroi se të gjithë do të kenë mundësi të shohin një Brazil shumë më të fuqishëm.

“Është e vërtetë se na u deshën më shumë se 90-të minuta për të arritur deri tek fitorja. Realisht duheshe të zgjidhnim ndeshjen që më herët. Sidoqoftë me rëndësi janë tre pikët. Në Kampionate  Botërore mbahen mend fitoret, dalja nga grupet dhe lufta për trofe. Ju premtoj se në ndeshjet e rradhës do të shihni një Brazil edhe më të mirë” – ka komentuar Felipe Kutinjo.

Leave a Reply