Xhaka shënon dhe tmerron serbët, feston me shqiponjë (VIDEO)

Zvicra ka barazuar rezultatin ndaj Serbisë, ndërsa ishte pikërisht futbollisti shqiptarë Granit Xhaka ai i cili shënoi në rrjetën e serbëve, njofton “infOSport.mk”.

Xhaka shënoi një super gol nga distanca, ndërsa  për më tepër festoi me shqiponjë. Kjo ka prekur tej mase serbet e pranishëm në shkallët e stadiumit, teksa në anën tjetër solli shumë gëzim në mesin e tifozëve zviceran dhe atyre shqiptarë që janë duke ndjekur drejtëpërdrejtë qoftë përmes ekraneve televzive, apo edhe në stadiumin Kaliningrad.

Leave a Reply