Lavdrim Fazliu shënon në debutimin e tij me Pelisterin

Lavdrim Fazliu e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te Pelisteri, duke shënuar që në debutim me skuadrën e tij të re, njofton “infOSport.mk”. Fazliu shënoi golin e vetëm në barazimin 1:1 të Pelisterit ndaj skuadrës serbe të Maçva.

Shkupjani i cili  e nisi si titullarë këtë takim, golin e tij të parë me fanellën e Pelisterit e shënoi në minutën e 20-të, ndërsa mysafirët nga Serbia barazuan shifrat 10 minuta më vonë.

Gjatë pjesës së dytë të dy trajnerët vendosën të luajnë me formacione të reja, mirëpo as njëra, e as tjetra nuk arritën të gjejnë golin, ashtu që në fund ndeshja e zhvilluar në Ohër u mnbyll me shifrat 1:1.

Te Pelisteri në këtë ndeshje luajtën edhe dy futbollistët tjerë shqiptarë, Ysni Ismaili dhe Nexhmi Rexhepi.

Leave a Reply