FFM vendos edhe për startin e dy Ligave të Dyta

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka kompletuar listën e skuadrave që sezonin e ri futbollistik do të garojnë në Ligën e Dytë – Lindje, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj skuadra e Osogovës që sezonin e kaluar u ndal në pozitën e 8-të në Konferencën e Lindjes, sezonin e ri futbollistik do të garojë në Ligën e tretë bashkë edhe me Pobedën nga Valandova, teksa skuadra të reja që do të garojnë në këtë ligë janë Vardar Negotino, Kit-Go nga Pehçeva, Partizani nga Obrshani dhe  Detonit Junior nga Radovishi, që njëherit bëhet skuadra e dytë nga ky qytet i vogël që do të garojë në Ligën e Dytë – Lindje, pas Plaçkovicës, teksa

pjesë e së njëjtës ligë do të jenë edhe Boreci, Bregallnica e Shtipit, Tikveshi, Sasa dhe Kozhuvi.

Ndërkohë në Ligën e Dytë – Perëndim sezonin e ri do të garojnë Vëllazërimi i Kërçovës, Genç Kalemler nga Gostivari, Goblen Junior nga Kumanova, Korabi nga Dibra, Gostivari, Labunishta, Pelisteri, Skopje, Struga Trim Lum dhe Teteksi.

Ndeshjet në të dyja Ligat e Dyta startojnë me 18 gusht, 13 ditë më vonë se ndeshjet e LPFM-së, teksa ndeshjet e para të Kupës së Maqedonisë në program janë me datë 22 gusht.

Leave a Reply