Ishte në kontakte me FC Shkupin, mirëpo Trajçevski vazhdon karrierën në Qipro

Kapiteni i Rabotniçkit, Dushko Trajçevski edhe zyrtarisht karrierën e tij do ta vazhdojë në Qipro. 27-vjeçari gjatë ditës së sotme është prezantuar me fanellën e skuadrës së Allki Oroklini, skuadër kjo që sezonin e fundit në kampionatin elitar të Qipros e mbylli në pozitën e 11-të.

Trajçevski lidhej edhe me një transferim të mundshëm te FC Shkupi, mirëpo dëshira për të provuar veten jashtë Maqedonisë, ishte vendimtare në zgjedhjen e mbrojtësit 27-vjeçar.

Dushko Trajçevski pjesë e Rabotniçkit ishte që nga janari i vitit 2013-të, kur kishte arritur nga rradhët e Teteksit, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte luajtur edhe me Lokomotivën.

Gjatë qëndrimit të tij prej 5 vite e gjysmë, Trajçevski me Rabotniçkin zhvilloi plotë 160 ndeshje, duke realizuar 9 gola, ndërsa gjithashtu ka regjistruar edhe 5 ndeshje me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë.

Leave a Reply