Mesut Ozil thyen heshtjen, flet pas eliminimit të Gjermanisë

Mesfushori i Gjermanisë, Mesut Ozil ka thyer heshtjen pas kritikave të shumta që ka marrë në lidhje me paraqitjen e tij të dobët me fanellën e kombëtares gjermane në kuadër të Botërorit, “Rusi 2018”, në të cilën kampionët e Botës u eliminuan që në fazën në grupe.

Mesfushori i Arsenalit kishte bërë një postim në profilin e tij në “Twitter”, ku kishte shkruar: “Të lësh Kupën e Botës pas ndeshjeve në grup është shumë e rëndë dhe dhimbshme. Na bën të ndihemi keq, sepse nuk ishim të zotët. Do të më duhet kohë për ta marrë veten”.

Ozil kishte një paraqitje të zbehtë në ndeshjen e parë të Botërorit kundër Meksikës, në të cilën ndeshje Gjermania pësoi disfatë minimale 0:1, ku si pasojë ai u ul në stol nga trajneri Lëv në ndeshjen e dytë ndaj Suedisë, për tu rikthyer në ndeshjen e fundit të grupit kundër Koresë së Jugut.

Në këtë ndeshje “pancirët” përjetuan turpin më të madh, duke u mundur me rezultatin 2:0 dhe duke u përshëndetur njëkohësisht nga ky event i rëndësishëm futbollistik.

Pas kësaj ndeshje, Ozil teksa po shkonte drejt dhomave të xhveshjes u sulmua nga tifozët gjermanë, të cilët e urrejnë që pas takimit të tij me presidentin e Turqisë, Erdogan.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply