Makedonija Gjorçe Petrovi miqësore me Partizanin e Tiranës

Skuadra e Superligës shqiptare, Partizani nga data 25 korrik po ndodhet në Ohër, aty ku po zhvillon mini fazën e përgatitjeve në prag të ndeshjes së parë eliminatore të Liga Europa kundër skuadrës së njohur sllovene të Mariborit, njofton “infOSport.mk”.

Përgatitjet e skuadrës nga kryeqendra shqiptare po rrjedhin shumë mirë, ndërsa pjesë e tyre është edhe shkupjani Jasir Asani, i cili në sezonin e ri pritet të jetë një ndër liderët e skuadrës së trajnerit Skender Gega.

Teksa stafi dhe futbollistët po kryejnë stërvitjet e tyre të zakonshme, drejtuesit e “Të kuqve” nga Tirana gjatë ditës së sotme kanë caktuar edhe miqësoren e parë që do ta zhvillojnë në Ohër.

Kundërshtar i parë i Partizanit do të jetë skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit, që  sezonin e ri futbollistik do të luaj në elitën e futbollit vendor.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet me datë 4 korrik me fillim në ora 14:00 në stadiumin “Burimet e Bilianës” në Ohër.

Leave a Reply