ZYRTARE: Sallah vazhdon bashkëpunimin me Liverpullin

Një ndër futbollistët më të mirë botëror, Mohamed Sallah ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me skuadrën e Liverpullit, pjesë e së cilës është nga viti i kaluar, kur në “Enfilld Roud”, erdhi nga rradhët e skuadrës italiane të Romës.

Sallah i cili ishte një ndër futbollistët më të merituar për sukseset e Liverpullit sezonin e kaluar, duke arritur që të luajnë edhe në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij edhe për pesë vitet e ardhshme.

Sallah gjatë kësaj vere u përfol shumë për një kalim të mundshëm të Real Madrid apo Barcelona, por siç duket ai iu ka dhënë fund spekullimeve të ndryshme rreth të ardhmes së tij.

Liverpulli e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Sallah dhe tani ylli egjiptian do të jetë pjesë e skuadrës nga “Enfilld Roud” në synimet e tyre edhe për pesë vitet e ardhshme, ku do të sulmojnë titullin e kampionit në Angli si dhe atë të Europës, ku këtë vit nuk patën fat, pasi në finalen e 26 majit në Kiev u mundën nga Reali i Madridit (3:1).

Leave a Reply