Useini dhe Pollozhani vazhdojnë bashkëpunimin me Flamurtarin

Muhamed Useini dhe Artim Pollozhani sot edhe zyrtarisht kanë firmosur kontratat e reja me skuadrën e Flamurtarit, pjesë e së cilës ishin edhe vitin e kaluar.

Të kënaqur nga paraqitjet e tyre sezonin e kaluar, drejtuesit e skuadrës vlonjate ju kishin ofruar atyre vazhdimin e bashkëpunimit, që ishte pranuar në mënyrë shumë pozitive edhe nga ana e dy futbollistëve shiptarë nga Maqedonia.

Që të dy kanë nënshkruar kontrata një vjeçare, duke gëzuar tej mase edhe tifozët “kuq e zi” nga Vlora, të cilët besojnë se me këtë dyshe në skuadër dhe trajnerin  e ri kampion, Ilir Daja, Flamurtari në sezonin e ri do të paraqitet me një fytyrë krejtësisht ndryshe, dhe se më në fund do të luftojë për vendet e para në renditje.

Përveç kësaj dyshe kontratën me Flamurtarin vazhduan edhe Goran Siljanovski dhe Emiljano Musta, që gjithashtu kishin firmosur kontrata një vjeçare.

Leave a Reply