Pas Ronaldos, edhe një tjetër largim nga Reali!

Pas Kristiano Ronaldos, edhe një tjetër futbollistë është gati për tu larguar nga rradhët e Realit të Madridit. Sipas asaj që shkruan prestigjiozja gjermane, “Bild”, mbrojtësi i krahut të djathtë të “mbretërve”, Ashraf Hakimi, dy sezonet e ardhshme do të luaj te gjermanët e Borusia Dortmundit.

Sipas informacioneve që ka arritur të sigurojë e përditshmja gjermane, të dyja klubet kanë arritur gjuhë të përbashkët për huazim të futbollistit në “Sinjal Iduna Park”. Në këtë mënyrë marokeni do të ketë mundësinë të luaj më shumë dhe të fitojë përvojën e duhur, para se të rikthehet sërish në “Santiago Bernabeu”.

Në të njëjtën mënyrë një përvojë të tillë në Bundesligë me skuadrën e Bajer Leverkusenit, kishte marrë edhe Dani Karvahal, i cili tashmë është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te skuadra “madrilene”.

Kalimi i Hakimit te Dortmundi, gjithashtu do ti hapte rrugë edhe kalimit të Alvaro Odriozola, futbollist ky që pëlqehet shumë nga presidenti Florentino Perez.

Mbrojtësi i ri i talentuar do të ndahet me Real Sociedadin për një shumë prej 40 milion euro.

Leave a Reply