Bekam dhe Ibrahimoviç, bast të çmendur para sfidës Angli-Suedi

Vazhdojnë “thumbimet” në distancë mes Zllatan Ibrahimoviç dhe Dejvid Bekam në prag të takimit Angli-Suedi e vlefshme për fazën çerekfinale të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram” sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç i ka premtuar ish-kapitenit të Anglisë, Dejvid Bekam, se nëse Anglia fiton ndeshjen ndaj Suedisë do t’i ofrojë një drekë kudo që ai të dëshirojë, ndërsa i ka kërkuar që nëse fiton Suedia, ti blejë çfarë Zllatani të dojë te IKEA.

Nëse Anglia fiton, unë të ofroj drekë kudo që të dëshirosh ti në botë. Por nëse fiton Suedia, atëherë ti do të më blesh mua çfarëdo që dua te IKEA”, – ishte basti i propozuar nga Ibra.

Nuk mungoi përgjigja e Bekamit, i cili e ka pranuar sfidën por ka shtuar disa kushte të tjera për ta bërë më interesante.

“Nëse Suedia fiton, unë personalisht do të dërgoj ty te IKEA të blesh çfarë të duash për vilën tënde të re në Los Anxhelos. Por kur Anglia të fitojë, unë dua që të vish të shohësh një ndeshje të Anglisë në Uembli me një fanellë të Anglisë veshur”, – ishte përgjigja e anglezit.

Leave a Reply