Pas eliminimit të Brazilit, flet fenomeni Ronaldo

Pas eliminimit të Brazilit nga Belgjika në çerekfinale të Botërorit “Rusi 2018”, ka folur edhe fenomeni Luis Nazario da Lima Ronaldo. 41-vjeçari edhe përkundër eliminimit të kombëtares së tij, thotë se Tite duhet të qëndrojë në krye të Brazilit, pasi sipas tij ai po bënë një punë shumë profesionale, mirëpo që do i nevojitet ende kohë.

“Është një moment delikat për Brazilin. Ne u mundëm në gjysmëfinale para katër vitesh, në Brazil, këtu prisnim shumë më tepër nga “Seleçao”. Është koha për t’i analizuar gjërat me qetësi dhe ftohtësi. Rezultati është i tmerrshëm, edhe pse nuk kemi luajtur keq. Rezultati është shumë i keq për ekipin tonë kombëtar. Unë besoj se Tite, ndaj duhet të mbetet trajner. Ai po bën një punë fenomenale, por duhet të vazhdojë në këtë rrugë” – ka thënë Ronaldo.

Vetë trajneri i Brazilit, i pyetur për të ardhmen e tij kërkoi më shumë kohë për të vendosur, pasi më parë duhet analizuar me kujdes të analizojë atë që kishte ndodhur në KB “Rusi 2018”.

Leave a Reply