Thuajse e sigurtë, sulmuesi i Milanit vazhdon në La Liga

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, njoftoi se sulmuesi i tyre kroat, Nikolla Kaliniç do të transferohet në La Liga, aty ku e presin Atletiko Madridi dhe Sevilja.

30-vjeçari Kaliniç i cili u përjashtua nga trajneri Deliç në Botërorin e Rusisë për shkak se refuzoi të luante minutat e fundit të ndeshjes së parë ndaj Nigerisë, sezonin e kaluar me fanellën e Milanit në 31 ndeshje realizoi 6 gola, shifra këto që nuk bindën drejtuesit “kuqezi” për të mbajtur atë në rradhët e tyre.

Milan do të ishte gati të pranonte 25 milionë euro, aq sa shpenzoi për të marrë kroatin verën e kaluar nga rradhët e Fiorentinës.

“Ne kemi shumë oferta për disa nga futbollistët tanë dhe ajo për Kaliniç na ka joshur. Atletiko Madrid dhe Sevilja janë klubet shumë pranë tij.” – ka thënë Mirabelli.

Leave a Reply