Osmani: Ata që e duan Shkëndijën do vijnë dhe do na përkrahin në stadium

Ndeshja e nesërme midis Shkëndija dhe skuadrës përfaqësuese të Uellsit, TNS, zhvillohet në një termin jo edhe aq të përhstatshëm, duke pasur parasysh se në të njëjtën kohë zhvillohet edhe ndeshja gjysmëfinale midis Francës dhe Belgjikës në kuadër të Kampionatit Botëror, “Rusi “.

Megjithatë edhe përkundër kësaj, trajneri Osmani beson se skuadra e tij do të ketë përkrahjen e duhur nga tribunat, pasi sipas tij ai që e don me zemër Shkëndijën, nuk mungon në ndeshjet e saj, në veçanti ato europiane.

“E dimë që në të njëjtën kohë zhvillohet edhe gjysmëfinalja e Kupës së Botës, mirëpo jam i sigurtë se ata që e duan me zemër Shkëndijën do të jenë prezent në stadium dhe do të na përkrahin” – tha Qatip Osmani.

Shkëndija sot me fillim në ora 18:45 në arenën “Filipi i Dytë” do të ketë stërvitjen zyrtare para ndeshjes së nesërme që starton në ora 20:15. Ndeshjen në arenën “Filipi i Dytë” do ta drejtojë arbitri qipriot, Timoteo Kristofi, ndërsa vlen të theksohet se biletat që tashmë disa ditë janë në shitje kushtojnë nga 200 deri në 600 denarë, varësisht prej vendndodhjes së ulëses.

Leave a Reply