Kroacia finalistja e 7-të me dy gola të shënuar, por që mbetet pa titull

Kombëtarja e Kroacisë zhvilloi një super ndeshje sot në stadiumin “Luzhniki” në Moskë, mirëpo në fund edhe përkundër dy golave të shënuar pësoi disfatë 4:2 nga Franca në finalen e Botërorit “Rusi 2018”.

Kroacia kështu bëhet kombëtarja e parë pas vitit 1986 që shënon dy gola në një ndeshje finale, por që në fund nuk arrinë të ngrejë lartë trofeun. Një gjë të tillë për herë të fundit kishte bërë Gjermania, kur ishte mundur nga Argjentina e Diego Maradonas me rezultatin 3:2.

Nga gjithsej 21 finalet e deritanishme, Kroacia bëhet kështu kombëtarja e 7-të që shënon dy gola në ndeshjen vendimtare, mirëpo që në fund duheshe të pajtohet vetëm me medalje të argjendtë.

Leave a Reply