Momentet më të mira dhe golat përmes penaltive nga ndeshja Prishtina-Fola (VIDEO)

Prishtina u eliminua që në raundin e parë të garave në Liga Europa, pasi edhe për gjatë 210 minutave lojë nuk arriti që të shënojë gol në rrjetën e skuadrës së CS Fola Esch nga Luksemburgu. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë në transfertë, sonte të besuarit e trajnerit Mirel Josa përsëritën të njëjtin rezultat edhe në Mitrovicë, me çka ndeshja shkoi në vazhdime.

Mirëpo pasi edhe në 30 minutat shtesë nuk pati gola, fituesi u përcaktua përmes penaltive, ku më të suksesshëm dolën futbollistët mysafir që në fund triumfuan me rezultatin 5:4.

Portieri i Prishtinës, Visar Bekaj priti tre penalti, mirëpo edhe kjo nuk i mjaftoi skuadrës nga kryeqendra kosovare për të fituar ndeshjen, ashtu që në fund duheshe të përshëndetet me aventurën europiane.

Leave a Reply