Bujamin Asani ende futbollist i lirë, oferta më shumë jashtë Maqedonisë

Futbollisti shkupjan Bujamin Asani, pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Rabotniçkin në fund të sezonit, vazhdon të mbetet lojtari i lirë. Në adresë të Asanit gjatë kësaj merkato verore kanë arritur oferta nga klube të vendit dhe jashtë saj, të cilët ishin të interesuar për t’i fituar shërbimet e shkupjanit, mirëpo ky i fundit vazhdon të mbetet ende pa zgjidhje, që me sa duket pretendon të vazhdojë karrierën jashtë kampionatit vendor.

Duke njohur cilësitë e Asanit, pëlqim dhe oferta nuk kanë munguar nga disa klube të Superligës së Shqipërisë, madje të cilët kanë bërë disa kontakte me futbollistin, por gjithçka deri më sot është stagnuar, duke mos bërë ndonjë lëvizje konkrete.

Ashtu siç mësohet nga burimet e portalit tonë, Asani ka refuzuar një ofertë e ardhur nga kategoria e dytë e Zvicrës, që le të kuptohet se shqiptari dëshiron të vazhdojë karrierën në vendin tonë apo në Shqipëri.

29 vjeçari përveç Rabotniçkit ku luajti gjysmësezonin pranveror të edicionit të fundit në kampionatin e elitës vendore, ai më herët ka qenë pjesë e UTA-s së Rumanisë, FC Shkupit, Kapaz Ganja-s, e Skopjes./InfOSport.mk

Leave a Reply