Vëllazërimi e nisi me fitore 8:0…

Bujar Islami e ka nisur karrierën si kryetrajner te Vëllazërimi i Kërçovës me stil, pasi në ndeshjen e tij të parë si trajner i skuadrës nga Liga e Dytë e Maqedonisë shënoi fitore me rezultatin e thellë 8:0, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja kontrolluese që u zhvillua në Ohër shënoi fillimin e fazës kryesore të përgatitjeve në prag të sezonit të ri, ndërsa viktimë e Vëllazërimit ishte skuadra e ligës së tretë,  Lakoçerej Sport.

Nga dy gola në këtë ndeshje për Vëllazërimin realizuan Vlorian Ismaili dhe Murat Adili, teksa nga një gol shtuan edhe Shpend Asani, Belul Nebiu, Armend Aliu dhe Albulen Imeri.

Islami në këtë ndeshje në fushë zbriti me dy formacione të ndryshme, ndërsa rezultati gjatë pjesës së parë ishte 6:0.

Vëllazërimin ditëve në vijim e presin ndeshje më serioze, si ato kundër Makedonija Gj.P, Gjilanit, Ferronikelit dhe Teutës.

Leave a Reply