Austria mund kampionët e Botës në rikthimin e Nojer (VIDEO)

Kampionët e Botës, Gjermania ka zhgënjyer shumë tifoz në takimin e sotshëm përballë Austrisë, pasi në fund pësoi disfatë me rezultatin 1:2.

Mesut Ozil kaloi në epërsi Gjermaninë që gjatë pjesës së parë, ndërsa gjatë pjesës së dytë Martin Hintereger dhe Alesandro Shopf i siguruan fitoren Austrisë, të cilët vetëm ditë më parë mundën edhe nikqoirët e KB “Rusi 2018”.

Ndeshja në Klagenfurt nisi me rreth dy orë vonesë për shkak shiut të rrëmbyeshëm që kishte bërë fushën të papërshtatshme për lojë.

Manuel Nojer u rikthye në portën e Gjermanisë pas plotë 8 muajve për shkak të një dëmtimi, ndërsa debutimin e tij me fanellën e kombëtares gjermane e bëri edhe sulmuesi i Frajburgut, Nils Petersen.

Leave a Reply