Arijan Ademi transferohet në Francë!?

Arijan Ademi karrierën e tij mund ta vazhdojë në Francë te skuadra e njohur e Lil. Drejtuesit e skuadrës franceze i kanë vënë syrin futbollistit shqiptarë me origjinë nga Tetova, i cili aktualisht është pjesë e Dinamo Zagrebit.

Ademi u rikthye në fushat e futbollit pas pezullimit dy vjeçar për shkak skandalit me doping, mirëpo i njëjti u rikthye shumë më i fuqishëm, ku me paraqitjet e tij arriti madje që të shndërrohet në një lider të skuadrës nga “Maksimir”, ku mbante edhe shiritin e kapitenit.

Sipas asaj që shkruan gazeta kroate “Sportske Novosti”, Lil tashmë ka bërë edhe ofertën konkrete prej 3.8 milion euro, e cila fillimisht ishte refuzuar nga ana e drejtuesve të Dinamo Zagrebit. Qëllimi i tyre është që Ademi të ndihmojë skuadrën edhe në ndeshjen e raundit të dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër izraelitëve të Hapoel Ber Sheva, por njëkohësisht që të shtyejnë drejtuesit e Lil për të ritur ofertën e francezëve.

Leave a Reply