ZYRTARE, Mici bëhet i Shkëndijës (VIDEO)

Pas publikimit të lajmit gjatë ditës së djeshme në portalin tonë lidhur me transferimin e Gledi Micit te Shkëndija, janë këto të fundit që zyrtarizuan sot të njëjtin përmes faqes së tyre zyrtare.

Mici te skuadra kampione e Maqedonisë vjen nga rradhët e Skënderbeut, ndërsa me “kuqezinjtë” ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare. Ai dy sezonet e fundit ishte pjesë e Skënderbeut, me të cilën skuadër fitoi kampionatin, Kupën dhe Super Kupën Shqipërisë, ndërsa luajti edhe në grupet e Liga Eeuropa.

Tiranasi më herët është paraqitur me sukses edhe me Kukësin, Flamurtarin e Vlorës, Kamzën dhe Apoloninë.

Leave a Reply