Shkëndija mëson edhe emrin e kundërshtarit të mundshëm në Liga Europa

Pasi mësoi emrin e kundërshtarit të mundshëm në raundin e tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, e ku për kundërshtarë morri Salzburgun e Austrisë, Shkëndija ka mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm në kuadër të raundit në tretë eliminatorë të Liga Europa, njofton “infOSport.mk”.

Do të jetë fituesi nga përballja midis Santa Kolomas nga Andora dhe Valur Reykjavík nga Islanda kundërshtari i mundshëm i Shkëndijës në Liga Europa, mirëpo kuptohet gjithnjë nëse Shkëndija do të eliminohej nga Sherif Tiraspol në raundin e dytë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Europian.

Ndeshjen e parë të raundit të tretë në Lliga Europa, Shkëndija do ta zhvillonte si nikoqir me datë 9 gusht, teksa atë kthyese në fushën e kundërshtarit me 16 gusht.

Leave a Reply