FC Shkupi firmos kontratë me portierin Nuhi Jonuzi

Pas Suhejl Muharemit, FC Shkupi ka firmosur kontratë profesionale edhe me njërin prej portierëve të rinjë nga radhët e shkollës së futbollit të tyre. Bëhet fjalë për portierin 16 vjeçar Nuhi Jonuzin, i cili me drejtuesit e FC Shkupit ka arritur marrëveshje për 3 vitet e ardhshme.

“Jam i lumtur nga klubi për kushtet që më ofruan dhe për kontratën profesionale. Mendoj se ky është një hap shumë i madh për mua që tani në këtë moshë të kem kontratë profesionale e që sigurisht më shtonë vullnetin për të punuar edhe më shumë, që në të ardhmen sa më të shpejtë të jem në mes shtyllave të portës për Shkupin. Kjo sigurisht që do të ndikojë shumë edhe të talentet tjerë që të japin maksimumin që nesër të arrijnë të jenë pjesë e ekipit sendor”, ka thënë për sajtin zyrtar të FC Shkupit, portieri Jonuzi.

Kujtojmë që 16 vjeçari viteve të fundit ka qenë portier i tretë i skuadrës, duke qenë me ekipin e seniorëve në të gjitha kampet stërvitore, ndërsa ishte në mesin e portierëve edhe në ndeshjen e kthimit të Liga Evropës në Shkup ndaj Glasgou Renxhersit.

Leave a Reply