Interi vetëm barazim ndaj Shefilld Junajtedit (VIDEO)

Skuadra e Interit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në miqësoren ndaj Shefilld Junajtedit, ndeshje kjo e zhvilluar në “Bramël Lejn” në Angli. Në këtë mënyrë “neroaxurrët” vazhdun me rezultatet jo pozitive në këtë fazë përgatitore para fillimit të sezonit, duke regjistruar edhe ndeshjen e tretë me rradhë pa fitore.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në këtë ndeshje me golin e realizuar nga Dejvid MakGoldrik në minutën e 28-të, teksa golin e barazimit për Interin e realizoi Mauro Ikardi në minutën e 35-të. Ishte ky goli i dytë për kapitenin “zikaltër”, i cili kishte shënuar edhe në barazimin 3:3 ndaj Zenitit.

Rikujtojmë Interi në ndeshjen e parë kontrolluese kishte mundur Luganon me rezultatin 3:0, për të pësuar disfatë 0:2 në ndeshjen ndaj Sionit të Pajtim Kasamit dhe Ermir Lenjanit, teksa ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë me 28 korrik në kuadër të “International Champions Cup” përballë Çelzit.

Formacioni i Interit ndaj Shefilld Junajtedit:
Handanoviç, D’Ambrosio, De Vraj (Ranokia 69’), Shkrinjar, Dalbert (Roriç 11’), Asamoa, Galjardini, Kandreva (Dzapa 64’), Emnes (Pompeti (88’), Martinez (Kolidio 78’), Ikardi, Ggavioli (78’)

Leave a Reply