IFFHS renditja, Struga Trim Lum skuadra më e mirë nga Maqedonia, krah për krah me skuadrën e Ronaldos, Al Nassr

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) së fundmi ka publikuar renditjen me skuadrat më të mira deri më datë 30 shtator.

Kësaj renditje i prinë Mançester Siti me 304 pikë, duke lënë pas vetes Real Madridin që ka 291 pikë. Interi është i treti në këtë renditje, duke lënë pas vetes Porton dhe arabët e Al Ahly, derisa TOP10 mbyllet me skuadrat si Flamengo, Mançester Junajted, Palmeiras, Fiorentina dhe Napoli.

Skuadra më mirë e ranguar nga Maqedonia është skuadra kampione e Struga Trim Lum, që mban pozitën e 251 nga gjithsej 400 skuadra, duke lënë pas kështu emra të njohur, si Fulham, Gremio, Getafe,  Valencia, apo edhe Selta Vigo.

Në renditjen më të re, Struga Trim Lum ndanë pozitën e 251-të bashkë me skuadrën e Al Nassr të Kristiano Ronaldos, qw ka bwrw njw lwvizje tw madhe nw renditje, ku sw fundmi mbante pozitwn e 344-tw, ndërkohë skuadra e dytë nga vendi ynë e renditur në mesin e 400 skuadrave të ranguara, është Shkëndija e Tetovës, që së bashku me Prishtinën ndajnë pozitën e 396-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply