Ndryshon data e zhvillimit të miqësores, Shkupi – Ferronikeli

Edhe pse ndeshja midis FC Shkupit dhe Ferronikelit nga Superliga e Kosovës ishte paraparë të zhvillohet me 29 gusht në stadiumin e Çairit, e njëjta do të zhvillohet një javë më pas, po në të njëjtin stadium me fillim në ora 17:00. Arsyeja është prolongimi i startit të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, që tashmë edhe zyrtarisht do të duhet të startojë me 12 gusht.

Kësisoj ndeshja ndaj Ferronikelit do të jetë edhe si prova gjenerale për futbollistët e FC Shkupit, që në sezonin e ri 2018/2019 futen me ambicie shumë të mëdha.

Rikujtojmë vetëm dy ditë më parë të përzgjedhurit e trajnerit Zekirja Ramadani zhvilluan miqësoren ndaj Ballkanit nga Suhareka, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin e Çairit dhe që në fund u mbyll me fitoren e “bardhekaltërve” me rezultatin 3:2.

Leave a Reply