Shkupi “teston” 7 futbollist të rinjë nga Nigeria e Senegali

Skuadra e Shkupit sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore pas ndeshjes kontrolluese që e luajti të mërkurën me Ballkanin e Kosovës, ndërsa stërvitjes të ekipit “bardhekaltër” iu kanë bashkangjitur edhe 7 futbollist të rinjë.

Kryesia e skuadrës nga Çairi me stafin teknik kanë marrë në “testime” 7 futbollistët, të cilët vijnë nga Nigeria, Senegali e Ishujt Faroe. Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare të Shkupit, prej 7 futbollistëve, 2 ose 3 pretendojnë t’i përzgjedhin për t’i mbajtur në ekip, ndërsa të tjerët do të huazohen në skuadrat tjera.

Emrat e futbollistëve të cilët sot ju bashkuan FC Shkupit:

Ebere Ogadi EZEORA luan në pozitën e mesfushorit vjen nga Oyah Sports FC nga Nigeria

Onyebuchi Emmanuel IFEANYI luan në pozitën e mbrojtësit Oyah Sports FC nga Nigeria

Oluëasegun Oluëatobi OLALERE luan në pozitën e mbrojtësit dhe vjen nga Clique Sports Academy nga Nigeria

Armel Bradji DAKOURI është mesfushor dhe vjen ekipi AFAD Djékanou nga Ishujt Fare

Abulkadir ZANGO mbrojtës i krahut të djathtë, vjen nga ekipi Niger Tornadoes nga Nigeria

Moussa MARONE që vjen nga ekipi Casa Sport luan sulmues i krahut të djathtë dhe vjen nga Senegali

Faustin SENGHOR mesfushor nga Senegali që ka luajtur te Casa Sport.

Leave a Reply