Agron Rufati dhe Prenga kampion me Lokomotivën e Zagrebit-U19 (VIDEO)

Futbollisti me origjinë nga Gostivari i Maqedonisë, Agron Rufati dhe trajneri shqiptarë Arben Prenga kanë arritur suksesin më të madh në historinë e klubit kroat, Lokomotivës së Zgrebit – U19, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e grupmoshave të reja që udhëhiqet nga strategu shqiptarë, Prenga sot edhe zyrtarisht siguroi titullin e kampionit në Kroaci, pasi në ndeshjen e javës së 21-të barazoi 0:0 ndaj Dinamo Zzagrebit, rezultat ky që ishte i mjaftueshëm që Lokomotiva e Zagrebit ti gëzohet titullit kampion.

SLAVLJE PRVAKA, OSVAJAČA JUNIORSKE HRVATSKE LIGE I SUDIONIKA JUNIORSKE LIGE PRVAKA!! ⚽💪BRAVO DEČKI!!!

Публикувахте от NK Lokomotiva Zagreb в 6 май 2017 г.

Është kjo hera e parë në historikun e kësaj skuadre që arriti deri tek titulli kampion, ndërsa emocionet dhe gëzimin për këtë arritje me “infOSport.mk” i ndau futbollisti shqiptarë, Agron Rufati: “Po jam shumë i lumtur që isha pjesë e kësaj skuadre, Lokomotivës.  Vërtetë ndjehem shumë i lumtur që arritëm të shpallemi kampion” – tha Rufati, i cili sot ishte njëri ndër futbollistët më të mirë në fushën e blertë.

Rufati i cili gjithashtu është edhe pjesë e përfaqësueses U19 të  Maqedonisë, te Lokomotiva e Zagrebit erdhi pikërisht nga Dinamo e Zagrebit, skuadër kjo e cila ka 36 pikë, 10 pikë më pak se Lokomotiva e Zagrebit, skuadër kjo e cila sezonin tjetër do të luaj në Ligën e Kampionëve Evropian së bashku edhe me Agron Rufatin, trajnerin Besnik Prenga si dhe futbollistin tjetër shqiptarë të kësaj skuadre, Jurgen Vrapi.

Leave a Reply