Vëllazërimi mundi Gjilanin në miqësoren e zhvilluar në Mavrovë

Vëllazërimi i Kërçovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar edhe ndeshjen e tretë miqësore. Në Mavrovë të përzgjedhurit e trajneirt Bujar Islami zhvilluan një vëllazërore me ekipin e Gjilanit nga Superliga e Kosovës, duke dalë në fund fitues me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Vëllazërimi zhvilloi një pjesë të parë të shëkqlyeshme, ndërsa i riu Albulen Imeri, ndryshe vëllai i Demiri Imerit që pak ditë më parë u transferua në Finlandë, shënoi golin e parë për skuadrën kërçovare.

Loja e tyre e mirë u kurorëzua edhe me një gol tjetër gjatë 45 minutëshit të parë, ndërsa në këtë rast goli i dytë mban firmën e Belul Nebiut.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët shfrytëzuan mundësinë e zëvendësimeve, ndërsa në këtë pjesë Gjilani i’a doli të shënoj përmes transferimit të kësaj merkatoje, Vilfor Hysa, i cili te skuadra gjilanase erdhi nga rradhët e Lija Athletic nga Malta, transmeton “infOSport.mk”.

Për Vëllazërimin ishte kjo miqësorja e tretë, pas atyre ndaj Lakoçerej Sport (8:0) dhe Makedonija Gj.P (1:2), ndërkohë ndeshjen e rradhës do ta zhvillojë me 30 korrik kundër Ferronikelit në Ohër.

Leave a Reply